Telegrafi

Zidane lë jashtë liste Hazardin për përballjen ndaj Mallorcas

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Eden Hazard ka mbetur jashtë listë së Real Madridit për ndeshjen e sotme ndaj Mallorcas në kuadër të La Liga-së.

Lideri i ligës spanjolle do të jetë mysafir i Mallorcas, derisa në skuadër kanë disa mungesa, sidomos ajo e belgut.

Gareth Bale, Toni Kroos, Luca Modri dhe Lucas Vazquez, janë të lënduar, gjersa Zinedine Zidane ka vendosur ta pushojë Dani Carvajalin.

Hazard ka munguar në tri ndeshjet e para të këtij sezoni shkaku i lëndimit, ndërsa tani do të mungojë edhe sot ndaj Mallorcas.

Lexo po ashtu Wenger: Hazard nuk mund ta zëvendësojë Ronaldon

Duket se trajneri francez ka vendosur ta pushojë edhe belgun që në këtë verë kaloi në Santiago Bernabeu nga Chelsea për 100 milionë euro.

Në vend të Hazardit pritet që të luajë Mariano, derisa në vend të Bale mund të luajë James Rodriguez. /Telegrafi/