Site icon Telegrafi

Zidane lavdëron lojtarët e tij pas fitores në derbi ndaj Atletico Madridit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ishte plot lëvdata për lojtarët e tij ndërsa ata siguruan një fitore jetike ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-0.

Një performancë mbizotëruese nga Los Blancos shkaktoi humbjen e parë të Atleticos në këtë sezon të La Ligas, ndërsa goli i Casemiros me kokë dhe një autogol i Jan Oblak i dhuruan Mbretërve tri pikët.

Pavarësisht performancave të jashtëzakonshme nga disa lojtarë të Realit gjatë mbrëmjes së shtunë, Zidane pretendoi se përpjekja e ekipit ishte faktori vendimtar, pasi ekipi i tij mbylli hendekun me ekipin e Diego Simeones.

Lexo po ashtu Real Madridi ka filluar t’i tregojë dhëmbët, mposht pastër në derbi Atletico Madridin

“Ekipi janë të shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Zidane në një intervistë pas ndeshjes për Diario AS.

“Ju mund të flisni për Kroos, Modric, Karim, por Lucas Vazquez, Carvajal, kapiteni ynë Ramos ishin të shkëlqyeshëm”.

“Të gjithë luajtën rolin e tyre dhe e mira e gjithë kësaj është që ne jemi duke i rikuperuar të gjithë”, përfundoi francezi.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-0 Atletico Madrid: Kroos më i mirë, Oblak dështim

Ky rezultat e sjell Realin përsëri në garën për titull në La Liga në javët e fundit të vitit 2020 me një hendek të krijuar rishtas në tre pikë prapa Atleticos dhe vendin e dytë të Real Sociedad.

Atletico dhe Real Sociedad përballen me njëri-tjetrin në një përplasje jetike para fundit të vitit kalendarik, ndërsa ekipi i Zidane përballet me Athletic Bilbao, Eibar, Granada dhe Elche në javët e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version