Zinedine Zidane do t’i ndajë rrugët me Real Madridin në fund të këtij sezoni.
Trajneri francez nuk do të qëndrojë më gjatë te Los Blancos, pasi tashmë ka humbur besimin e bordit të klubit.
I eliminuar nga Liga e e Kampionëve në gjysmëfinale, dhe në dyshime për trofeun e La Ligës, presidenti Florentino Perez nuk i beson më Zidanes.
Kështu, sipas asaj që raporton TeleMadrid, francezi do të përfundojë ndeshjet e mbetura në ligën spanjolle dhe më pas do të shkarkohet.
Kjo është hera e dytë që Zidane që largohet nga madrilenët, pasi edhe para më shumë se dy vitesh bëri të njëjtën gjë.
Por, për dallim nga hera e kaluar, në atë kohë ishte larguar si kampion, pasi kishte fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve.
Kur u rikthye, arriti të fitonte La Ligën, mirëpo ky edicion ka shkuar si mos më keq për të. /Telegrafi/