Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka pranuar për të parën herë se titulli është i pamundur dhe se objektivi është vendi i dytë.
Pas fitoren ndaj Gironas me rezultat 6-3 nuk munduan edhe fjalët e mëdha për Cristiano Ronaldon që shënoi katër gola.
“Ronaldo? Ka ambicie të mëdha”, ka thënë Zizu pas fitores të dielën.
“Nuk ka asgjë tjetër që mund të thuhet për atë. Kur Cristiano ndihet mirë, skuadra është shumë e mirë”.
“Ai transmeton energji pozitive te skuadra. Nëse ai gjuan një penallti në stërvitje, ai e bën me përqendrimin maksimal. Kjo është ajo që e bën atë ndryshe nga të tjerët”.
“Bilbao? Ndeshja ishte shumë pozitive. Kemi luajtur me intensitet në të dy fillimet e pjesëve dhe kjo është ajo se si ne duam të luajmë. Nëse jemi të fokusuar, ne i shkaktojmë shumë dëme kundërshtarëve”.
“Kur ishim 1-1 luajtëm me dy prekje dhe shënuam gola të bukur”, ka shtuar tekniku francez. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5F2Xjt3loe4