Telegrafi

Zidane: Kujdes në raste tjera me Ronaldon, ai e tregoi veten – ndaj Sevillas fitore e thjeshtë

Zinedine Zidane ka komplimentuar skuadrën e tij për fitoren ndaj Sevillas në Bernabeu.

Trajneri i mbretërve theks të veçantë vë te performanca e Ronaldos, pasi thotë se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me të.

Sipas Zidanes, Ronaldo gjithmonë ka ambicie për të shënuar dhe se nuk bën të kritikohket.

“Kjo mund të jetë java e përkryer për të dhe shpresoj se do ta vazhdojë këtë ritëm”.

“Unë tashmë kam thënë se duhet të kemi kujdes me të. Nuk e kam thënë pa arsye, sepse unë e njoh atë dhe e di ambicien e tij çdo ditë në stërvitje”.

“Ai e di se do të shënojë. Ndonjëherë ai nuk shënon dhe askush nuk është i lumtur, por gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm me të”.

“Kur shikoni këtë ndeshje mendoj se kemi kthyer pak formën tonë, është vetëm një ndeshje asgjë tjetër. Mund të jemi të kënaqur sepse pesë gola nuk shënohen lehtë ndaj Sevillas”.

“Ne jemi të kënaqru me këtë ndeshje në përgjithësi, ishte me rëndësi që të fitojmë”, deklaroi Zidane pas ndeshjes. /Telegrafi/