Telegrafi

Zidane me kontratë të re, shpërblehet me dyfishim të pagës vjetore

Jo vetëm Isco ka mbyllur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës me Real Madridin.

Rinovimi i trajnerit Zinedine Zidane me Real Madridin është dakorduar “për tre sezone”, sipas burimeve të “AS” brenda klubit madridlen.

“Ashtu si me Iscon, është kërkuar momenti për ta bërë publike. Zyrtarisht tashmë Zidane ka nënshkruar kontratën e re. Zidane është i lumtur që më në fund ka edhe tre vjet në dispozicion me mundësi të vazhdimit edhe për dy të tjera”, ka thënë burimi për gazetën madrilene.

Tekniku pothuajse do të dyfishojë pagën, e cila do të rritet nga 4.35 milionë në vit në tetë sosh. Por për këtë do të duhet të përmbushë një sërë objektivash të përcaktuara nga klubi që më pas do të shpërblehet edhe më tepër dhe rroga do të arrij mbi 9 milionë euro në vit.

Zidane në më pak se dy vjet si trajner ka fituar dy Liga të Kampionëve, po aq sa edhe Superkupa Evropiane, një herë La Ligën dhe një botëror për klube dhe tashmë është trajneri i katërt me më shumë tituj në 115 vitet e klubit të Madridit. /Telegrafi/