Real Madrid është duke u përgatitur për gjysmëfinalen e kampionatit botëror për klube.
Madrilenët do të takohen me America de Mexico ndërsa nuk do ta ketë ndihmën e Sergio Ramosit.
Ky i fundit është lënduar gjatë stërvitjeve të mbrëmshme dhe pritet të mungojë në ndeshjen e parë të kampionatit, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.
“Nëse kualifikohemi për finale do ta shohim nëse do të jetë i gatshëm”, deklaroi Zidane. /Telegrafi/