Telegrafi

Zidane konfirmon qëndrimin e Ronaldos te Reali

Zinedine Zidane ka insistuar se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Real Madrid përtej afatit kalimtar të transferimeve të verës, pavarësisht raporteve të muajit të kaluar se ai po kërkon të largohet nga klubi.

32-vjeçari portugez thuhet se ka kërkuar një largim nga Bernabeu pas akuzave nga autoriteti spanjoll i taksave që ai e ka shmangur në mënyrë të paligjshme pagesën prej 12.9 milionë funteve nga të ardhurat e të drejtave të imazhit.

Lexo po ashtu Nuk ka të bëjë me evazion fiskal, Ronaldo inspektohet prej Agjencisë së Taksave Doganore (Foto)

Raportet spanjolle e përshkruan vendimin e Ronaldos për t’u larguar si të “pa pakthyeshëm”, por, Zidane insiston se lojtari i tij do të vazhdojë të veshë fanellën e famshme të bardhë në fillim të sezonit të ri.

Ndërsa është raportuar që ai është pajtuar të paguajë gjobën, ende nuk ka asnjë fjalë për të ardhmen e tij nga vetë lojtari.

Lexo po ashtu Zidane – Perezit: Shiteni Balen, sjelleni Mbappen!

Zidane shpjegoi heshtjen duke thënë se portugezi thjesht po shijonte pushimet e tij.

“Ai është në pushim, e meriton atë, ne do të presim për të”, ka thënë fillimisht Zidane për ESPN.

“Ai do të qëndrojë me ne dhe kjo është e tëra”, përfundoi trajneri francez i Realit. /Telegrafi/