Zinedine Zidane do të mbajë sot konferencë për shtyp nga ora 13:00.
Trajneri i Real Madridit, është në një pozitë të mirë në klubit, por që ka ftuar këtë konferencë të befasishme.
Francezi 45 vjeçar i ka fituar tre Liga të Kampionëve në tri vitet e fundit, ndërsa e fundit para disa ditësh ndaj Liverpoolit në Kiev.
Spekulimet rreth së ardhmes së Zidanes vazhdojnë, ndërsa tifozët e Realit mund të jenë në ethe deri në ora 13:00.
Zidane që ka luajtur me klube si Reali, Juventusi dhe Bordeaux, ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2020.
Ai e ka nisur karrierën me ekipin B të Real Madridit, ndërsa e zëvendësoi Rafael Benitezin në janar të vitit 2016.
Ai i ka fituar Ligat e Kampionëve ndaj Atletico Madridit dhe Juventusit./Telegrafi/