Zinedine Zidane ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së të martës mbrëma ndaj Getafes dhe natyrisht që është pyetur për të ardhmen e tij.
Los Blancos nuk kanë pasur rrjedhën e duhur në La Liga këtë sezon, ndërsa lëndimet kanë bërë që të kenë në dispozicion vetëm 13 lojtarë nga ekipi i parë.
Mbretërit kanë shtatë pikë më pak se lideri Atletico Madrid që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.
👔🎙️ Zidane: “No hay excusas, sabemos que es una situación complicada pero queremos hacer un gran partido.”#RealMadridGetafe | #HalaMadrid pic.twitter.com/enJbbv7G0R
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 8, 2021
Kjo ka bërë që në javët e fundit të ketë spekulime të vazhdueshme lidhur me të ardhmen e trajnerit, i cili ka kontratë deri në vitin 2022.
I pyetur se a do ta respektojë kontratën e tij me Realin, Zidane ka dhënë një përgjigje të paqartë.
“Do ta shohim. E rëndësishme është të vazhdojmë ditë pas ditë, kjo më intereson mua. Ajo që ka ndodhur, tashmë ka ndodhur. Ajo që dua të them është se ata që janë këtu duhet të punojnë. Kushdo mund të flasë çfarëdo që të dojë. Këtu ne do të besojmë në atë që bëjmë”.
🎙️ EN DIRECTO: ¡Rueda de prensa de Zidane previa al partido 🆚 @GetafeCF! #RealMadridGetafe| #HalaMadrid https://t.co/mEzH2nquFm
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 8, 2021
“Pse duhet të largohem nëse e bëj atë që dua. Në jetë kalon nëpër periudha të këqija, natyrisht, kjo është normale”.
“Këtu në Madrid e dimë se është një klub i madh dhe ajo që duhet të bëjmë është të konkurrojmë. Dhe këtu, gjithmonë do të ketë ndryshime”, ka deklaruar Zidane. /Telegrafi/