Telegrafi

Zidane: Keni durim me Balen

Zinedine Zidane ka folur para takimit tejet të vështirë kundër Real Sociedadit.

Trajneri francez ka kërkuar durim me Gareth Balen, pasi që lojtari po kalon nëpër një formë të dobët në këtë fillim kampionat në La Liga.

“Nëse nesër Gareth shënon dy gola, çfarë do të themi? Atë që të gjithë mendojnë për Gareth”, tha trajneri francez.

Zizou ka pohuar edhe një herë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe vendimtar me golat.

“Cristiano? Ai është më i miri në botë. Është gjithmonë vendimtar për ne me golat e tij”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/