Telegrafi

Zidane i kënaqur me lojën e pjesës së dytë të madrilenëve

Real Madrid është kualifikuar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Madrilenët triumfuan me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë 3-1 edhe në të dytën kundër Napolit.

Zinedine Zidane, trajneri i ‘mbretërve’ ka folur pas takimit duke pohuar se është i kënaqur me kualifikimin dhe me atë që pa te lojtarët në pjesën e dytë, transmeton Telegrafi.

”Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë, ata bënë një pjesë të mirë, ne nuk kishim efektin e duhur por u ringritëm dhe luajtëm më mirë. Kemi fituar dhe kjo është e gjitha. 3-1 dhe kaq mjafton”.

”Po luajmë mirë, nuk mund të luajmë 90 minuta në maksimum dhe për më tepër në një fushë të vështirë si kjo. E dimë që në pjesën e parë do të na bënin më tepër presion. Ne luajtëm mirë. A mund të kishim bërë më mirë? Në pjesën e dytë e bëmë këtë”.