Telegrafi

Zidane: Më kanë ardhur në maje të hundës pyetjet për James

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, gjatë konferencën për shtyp ndaj Villarrealit nuk ka pranuar pyetje për të ardhmen e James Rodriguez.

Tekniku francez ka thënë se nuk ka asnjë problem me kolumbianin dhe me atë ka raporte të mira si me të gjithë të tjerët.

“Më të vërtetë më kanë ardhur në maje të hundës pyetjet për James Rodriguez, pasi duket se unë kam diçka kundër tij. Unë sillem me atë si me të gjithë lojtarët tjerë”.

“James duhet të më bind mua për të luajtur. Ai po bën mirë dhe ideja jonë është që të rrisim nivelin e të gjithëve. Jam i lumtur për golin e tij ndaj Espanyolit, por më shumë për paraqitjen”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=XiHJRAoLCOc