Telegrafi

Zidane: Kaka do të jetë i suksesshëm te Reali

Zizu e ka krahasuar situatën brazilianit me muajt e tij të parë në Bernabeu, ndërsa ka refuzuar të bëjë krahasimin, Kaka-Ronaldo.

“Unë më shumë e vështroj lojtarin Kaka, sesa të bëj krahasime Kaka-Ronaldo”.

“Përshtatja është një proces që iu ndodh të gjithëve, ngjashëm sikurse më ndodhi edhe mua”.

“Unë e kam pasur të njëjtën rrugë si Kaka. Ndoshta ai ka një periudhë paksa më të vështirë, por Kaka do të ketë sukses me fanellën e real Madridit. Unë jam i bindur në këtë”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/