Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për udhëtimin e së dielës ndaj Getafes dhe kjo përfshin vetëm 13 lojtarë dhe tre portier.
Lëndimi i Ferland Mendy është problemi i fundit në vazhdimin e problemeve për Zidanes këtë sezon, duke lënë atë shumë të shkurtër në opsionet e ekipit.
Për momentin, ai ka thirrur vetëm një lojtar nga Castilla, Victor Chust , por ka të ngjarë që gjatë ditës ai të shtojë të tjerë për ndeshjen në udhëtim.
Përveç Mendyt, Sergio Ramos (lëndim dhe COVID-19), Raphael Varane (COVID-19), Lucas Vasquez (i lënduar), Dani Carvajal (i lënduar), Nacho (i pezulluar) dhe Casemiro (i pezulluar) janë gjithashtu jashtë për ndeshjen e së dielës.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në Coliseum Alfonso Perez do të mungojë edhe Eden Hazard, edhe pse belgu është kthyer në stërvitje.
📋✅ ¡Nuestros convocados para medirnos al @GetafeCF!#GetafeRealMadrid pic.twitter.com/tv2x6ECnGv
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 17, 2021
Lojtarët e ftuar për ndeshjen kundër Getafes:
Portier: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Diego Altube,
Mbrojtësit: Eder Militao, Marcelo, Alvaro Odriozola, Victor Chust
Mesfushorët: Toni Kroos, Luka Modric, Fede Valverde, Isco
Sulmuesit: Karim Benzema , Marco Asensio, Vinicius Jr, Mariano, Rodrygo
/Telegrafi/