Telegrafi

Zidane ka një plan se si të luajë së bashku me Hazardin dhe Viniciusin

Real Madridi ka filluar të përforcojë radhët e veta për sezonin e ri pas dështimit në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.

Zinedine Zidane ka nisur të krijojë një formacion të ri pas transferimit të sulmuesit anësor të Chelseat, Eden Hazard.

Ky i fundit pritet të luajë në krahun e majtë të madrilenëve, aty ku muajt e fundit është paraqitur braziliani Vinicius Jr.

Reprezentuesi i Brazilit nuk do të largohet dhe sipas Marca-s, lojtari mund të startojë në ekipin e parë gjersa belgu të luajë pas sulmuesit qendror, ku pritet të luajë i preferuari i Zizus, Karim Benzema ose i sapotransferuari Luka Jovic.

Reali në krahun e djathtë është duke menduar të sjell lojtar të ri, por nuk përjashtohet mundësia që të shfrytëzojë shërbimet e Gareth Bale apo të Marco Asensio.

Ndryshe, Los Blancos kanë dështuar totalisht në sezonin e fundit duke përfunduar të tretit në ligën elitare spanjolle gjersa në Ligën e Kampionëve janë eliminuar prej Ajaxit. /Telegrafi/