Zindine Zidane thuhet se ka kërkuar nga Florentino Perezi që në verën e këtij viti të shiten pesë lojtarë të Real Madridit.
Trajneri francez nuk i sheh më në planet e tij dhe ka kërkuar nga presidenti i Los Blancos në këtë afat veror të shiten.
Gareth Bale dhe James Rodriguez ka kohë që lidhen me një largim nga mbretërit dhe kjo verë pritet të jetë vendimtare për ta.
Të dy lojtarëve tani i janë bashkuar edhe Luka Modric e Lucas Vazquez që po ashtu nuk po pëlqehen më nga strategu francez.
Nga Santiago Bernabeu mund të largohet edhe Nacho, që po ashtu nuk ka arritur të tregojë vetën, mirëpo ka ende shpresë për të.
Nga shitja e tyre, mund të sigurohen transferimet si Kylian Mbappe, Eduardo Camavinga, Raul Jimenez e Rayan Cherki. /Telegrafi/