Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane po refuzon të heqë dorë nga fitimi i titullit në La Liga, pavarësisht barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Real Betisit.
Los Blancos u ndalen në shtëpi nga Betisi, kjo për shkakun edhe të mungesave të shumta në ekip shkaku i lëndimeve.
Sidoqoftë, pavarësisht humbjes së pikëve dhe terrenit nga Atletico Madrid dhe Barcelona, Zidane deklaroi se lojtarët e tij nuk do të dorëzohen deri në fund.
“Ne kemi humbur dy pikë, është e qartë”, ka thënë fillimisht Zidane në intervistën pas ndeshjes me gazetën Marca.
“Në mbrojtje ishim shumë të mirë, por në mënyrë sulmuese na mungonin shumë gjëra”.
“Ne duhet të rikuperojmë mirë. Kemi humbur dy pikë, por tani përqendrohemi në ndeshjen e së martës kundër Chelseat”.
“Ka një rrugë të gjatë për të bërë në La Liga dhe ne do të luftojmë deri në fund”, përfundoi trajneri i Realit.
Pas vizitës së Chelseat në mesjavë, Los Blancos luan në Osasuna fundjavën e ardhshme, ndërsa pas kësaj ndeshje ka edhe katër takime tjera deri në fund.
Ekipi i Zidane do të luajnë ndaj Sevilla, Granada, Athletic Bilbao dhe Villarreal, por Barcelona dhe Atletico përballen me njëri-tjetrin në 8 maj në Kataluni. /Telegrafi/