Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, të premten ka thënë se mesfushori belg Eden Hazard, do ta bëjë debutimin e shumëpritur në La Liga këtë të shtunën.
Ai i ka kaluar me sukses të gjitha testet dhe është i gatshëm për lojë.
Hazard pritet të jetë titullar në ndeshjen kundër Levantes, që luhet të shtunën nga ora 13:00 dhe i takon xhiros së katërt të kampionatit spanjoll.
“Të gjithë duam ta shohim Edenin dhe tash ka ardhur rasti për debutimin e tij”.
“Ka presion të madh tek ai, pasi të gjithë presim shumë prej tij. Por, gjëja më e rëndësishme është se Edeni tashmë është plotësisht i gatshëm”, ka thënë Zidane.
Hazard është pritur të debutonte në xhiron e parë ndaj Celta Vigos pas transferimit te Reali nga Chelsea për 100 milionë euro, por belgu pësoi një lëndim në stërvitje. /Telegrafi/