Real Madrid ka pësuar humbje të papritur kundër Wolfsburgut.
Skuadra gjermane ka mposhtur në kuadër të takimit të parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ekipin madrilen me rezultat 2:0.
E kjo ka bërë që shumëkush ta fajësoj Zinedine Zidane, i cili ka pohuar sot se në rast eliminimi, do të jap llogari deri në fund të sezonit, transmeton Telegrafi.
“Është pjesë e futbollit nëse eliminohemi të martën. Por, do të jap llogari dhe do të vendosim në fund të sezonit”, u shpreh.
“Kjo do të jetë ndeshja jonë më e madhe deri më tani gjatë këtij sezoni”, theksoi ai.
Ndeshja e dytë zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu dhe fillon në ora 20:45. /Telegrafi/