Telegrafi

Zidane: Do japim maksimumin, duhet të jemi të koncentruar

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur para ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Tekniku francez beson te fitorja, po i ka kërkuar lojtarëve koncentrik maksimal.

“Ideja jonë është të japim maksimumin. Pastaj do shikojmë të bëjmë ndryshime”.

“Prisni të mos shënoni? Nuk mendoj për gjëra negative. Ne jemi të sigurt se Atletico do të jep gjithçka, por ne do provojmë të bëjmë gjërat sipas mënyrës tonë”.

“Që nga minuta e parë ne duhet të bëjmë të qartë se si duam të luajmë. Ne nuk mund të fshihemi pas historisë së Madridit. Nesër kemi një ndeshje të tregojmë se gjithçka është e mundur deri në fund dhe ne duhet të përballemi me këtë”.

“Nacho është mbrojtës që mund të luajë në çdo pozitë në mbrojte dhe e ka bërë në mënyre fantastike. Pepe do të ftohet, ashtu si Varane”.

“Të konkurrojmë për tituj deri në fund të sezoni është diçka që ne duam te klubi. Nesër është si finale për aq sa jemi të koncentruar”.

“Mesazhi im? Të ndjekim rrugën tonë, të japim gjithçka, gjithçka, gjithçka, gjithçka në fushë”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/