Real Madridi dhe Barcelona po përgatiten për El Clasicon e parë të sezonit 2019/20 që është përshkruar me më shumë tension sesa normalja, por Zinedine Zidane ka pohuar se njerëzit thjesht duan të shikojnë një ndeshje të mirë midis dy rivalëve.
Siguria është e madhe para ndeshjes së ri-planifikuar, por Zidane shpreson se i gjithë fokusimi do të jetë në ngjarjet që ndodhin në fushë dhe jo jashtë saj.
“Nga jashtë, kjo mund të jetë një javë ku janë thënë shumë gjëra, por njerëzit thjesht duan të shikojnë një ndeshje të mirë futbolli”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencë për shtyp.
“Në fund, ne duhet të vendosim energjinë tonë në fushë. Ne besojmë se ndeshja do të luhet”.
“Është një ndeshje futbolli dhe kjo është gjëja e rëndësishme. Ne e dimë se me çfarë po përballemi, e dimë që ata kanë Messin, por gjithashtu ne kemi armët tona”.
“Ne duam të luajmë një ndeshje të mirë kundër Barcelonës, të cilët gjithashtu shpresojmë të bëjmë të njëjtën gjë”.
“Nuk kam pse të shpjegoj asgjë. Nuk jam këtu për ta bërë atë, detyra ime është të mendoj vetëm për atë që ndodh në fushë”, shtoi Zidane kur u pyet për mundësinë e shtyrjes së takimit.
“Ne po përgatitemi të luajmë dhe kjo është e vetmja gjë që na intereson. Unë nuk shqetësohem për asgjë. Jemi të lumtur që luajmë El Clasicon.
“Duke parë përpara, të gjithë jemi të përqendruar në ndeshjen e së nesërmes (sotmes) dhe unë duhet të vendos gjërat”, përfundoi francezi. /Telegrafi/