Zinedine Zidane ka ritheksuar se James Rodriguez është ‘i lumtur’ që është në Real Madrid, duke ia mbyllur dyert e largimit.
Ylli kolumbian ka qenë i lidhur shumë me një largim të përhershëm nga Los Blancos këtë verë me Napolin dhe Atletico Madridin që thuhej se ishin kandidatët kryesorë për nënshkrimin e tij.
Sidoqoftë, Zidane tani ka ndryshuar mendjen për lojtarin dhe se ai është “i kënaqur me qëndrimin dhe nivelin” e Jamesit në seancat stërvitore.
“Ai është një lojtar që luan shumë mirë futboll”, u përgjigj fillimisht Zidane kur u pyet për të ardhmen e Jamesit.
“Ne jemi të lumtur ta shohim këtu dhe do t’i besojmë atij si të tjerëve. Tani ne duam ta shohim atë nga tani e tutje”.
“Ai është i lumtur që është në Madrid dhe ka shumë ndeshje dhe ne do t’i besojmë të gjithëve”, përfundoi trajneri i Realit.
James është rikthyer në Madrid pas një huazimi dyvjeçar te klubin bavarez, por në fillim nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Zidane.
Ish-ylli i Portos dhe Monacos kaloi tre sezone në Los Blancos, duke i ndihmuar ata të fitojë dy Liga të Kampionëve, por filloi vetëm 13 ndeshje në La Liga në sezonin e tij të fundit. /Telegrafi/