Telegrafi

Zidane: Jam me lojtarët e mi deri në vdekje, do të luftojmë deri në fund

Zinedine Zidane (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi duhej ta fitonte ndeshjen ndaj Real Betisit për të vazhduar me formën e mirë pas triumfit në ‘el Clasico’, mirëpo ndodhi e kundërta, Los Blancos pësuan humbje.

Trajneri Zinedine Zidane e ka komentuar ndeshjen duke mos e fajësuar askënd për humbjen dhe ka vendosur ta marrë vet përgjegjësinë për këtë dështim.

“Unë nuk drejtoj gishta (te askush). Të gjithë jemi këtu bashkë. Asnjëri nga ne nuk luajti mirë sot. Nuk ishte vetëm mbrojtja, pro ishim të dobët në sulm dhe nuk krijuam asnjë ofensivë për ta shqetësuar vijën e tyre të mbrojtjes. Ajo që më irritoi më së shumti ishte se si e humbnim topin aq shpesh”.

Zinedine Zidane (Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

“Ai që duhet fajësuar për motivim jam unë, kjo është përgjegjësia ime. Nuk prodhuam asgjë sot. Na mungoi gjithçka, sidomos posedimi i topit, asnjëherë nuk humbim aq shumë topa, ky ka qenë problemi ynë kryesor sonte”.

Lexo po ashtu Ishte i motivuar me fitoren ndaj Barcelonës, por Real Madridi pëson humbje ndaj Betisit

“Nuk fituam asgjë sot (e diel) dhe unë jam ai që duhet fajësuar. Duhet të analizoj se çfarë ndodhi; do të luftojmë për titull deri në fund. Jam me lojtarët e mi deri në vdekje. Unë jam përgjegjësi këtu. Do ta analizojmë çfarë ndodhi dhe do të vazhdojmë tutje”, ka deklaruar Zidane. /Telegrafi/