Telegrafi

Zidane: Ishte koha për të ndryshuar, kaluam momente të vështira ku jemi vërshëllyer disa herë

Zinedine Zidane (Getty Images)

Trajneri Zinedine Zidane ka treguar arsyet e largimit të tij nga Real Madrid.

Zidane ka konfirmuar largimin e tij nga Real Madridit pas dy vite e gjysmë në krye të klubit, ku fitoi edhe nëntë trofe.

Francezi ka treguar se vendimi për largim ishte diçka e vështirë për tu marr, por shtoi se në të ardhmen mund të shihen përsëri, pasi jeta e tij është e lidhur me Real Madridin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Zidane konfirmon largimin nga Real Madridi  

“Sigurisht që mund të shihemi më vonë, pasi Madridi më ka dhënë gjithçka. Unë do të jem këtu, afër këtij klubi gjatë gjithë jetës time”, ka thënë fillimisht Zidane.

Zidane dhe trofetë e fituar me Realin (Foto: Marca)

“Vendimi ishte i qartë që për shumë nuk ka kuptim, por për mua ishte koha për të bërë një ndryshim”.

“Unë kam qenë gjithmonë një trajner dhe mbështetës i lojtarëve. Kam një dashuri të veçantë për këtë punë dhe ajo që unë duhet të them është të ju falënderoj përsëri për gjithë mbështetjen tuaj”.

Lexo po ashtu Askush si Zidane, nëntë tituj në vetëm dy vjet e gjysmë - lë mbrapa shumë legjenda dhe trajnerë aktual

“Ka momente të ndërlikuara në një sezon, i kemi përjetuar ato, jemi vërshëllyer disa herë, por kjo është pjesë e këtij klubi.

“Në këtë punë keni edhe momente të ndërlikuara ku duhet të përballeni me tifozët”, përfundoi trajneri francezi. /Telegrafi/