Telegrafi

Zidane i lumtur që Franca organizon Euro 2016

“Ne jemi të kënaqur ta kemi këtë garë në Francë. Ne jemi të lumtur për të gjithë njerëzit, të cilët do të kënaqen me ngjarjen. Unë e përjetova këtë si futbollist. Mirë, nuk ishte Kampionati Evropian, por ishte Kampionati Botëror, mirëpo këto janë të ngjashme”.

“Më pëlqen ideja që njerëzit do të kënaqen me këtë moment dhe jam i ngazëllyer për miliona francezë të cilët do ta ndajnë këtë kënaqësi. Unë e dua ekipin e Francës dhe ishte detyrim për mua të jem prapa ekipit të Francës. Unë doja ta shihja Francën si organizuese të kësaj gare dhe kjo është arsyeja pse jam këtu. Por, të gjithë ishin mirë të përgatitur për këtë, sidomos djaloshi 10 vjeçar, Nathan, që ishte fantastik”, deklaroi Zidane duke iu referuar në fund djaloshit që përshkroi në mënyrë fantastike Francën, gjatë kandidaturës në UEFA. /Telegrafi/