Site icon Telegrafi

Zidane: Humbëm dy pikë

Getty Images

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane, nuk ka fshehur pakënaqësinë pas barazimit kundër Atletico Madrid (1-1).

“Pesë minuta para përfundimit humbëm përqendrimin. Nuk mund të them se Atletico luajti mirë. Kemi merituar më shumë se një pikë”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Paqe në Madrid, por Los Blancos vazhdojnë në krye të fronit (Video)

Ballafaqimi mes dy rivalëve madrilenë në Santiago Bernabeu ka dhënë lojë mjaft të mirë nga të dy skuadrat që në fund u desh të kënaqen vetëm me nga një pikë.

“Nuk kemi luajtur mirë në pesë minutat e fundit, është dashur të mbrohemi më mirë, nuk ishte vetëm Griezmann që iku. Barazimi është i qartë se kemi humbur dy pikë. Jam i dëshpëruar”, ka thënë strategu francez.

Reali që nga fillimi i pjesës së dytë e deri në fund të takimit ishte në epërsi, me golin e Pepe, por Antoine Griezmann në minutën 85 barazoi shifrat që ishte edhe rezultati përfundimtar në derbin lokal.

Pavarësisht barazimit, Reali mbetet në krye të tabelës me tri më shumë së Barcelona që pësoi nga Malaga. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version