Telegrafi

Zidane: Humbëm brenda 10 minutave

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mendon se skuadra e tij humbi ndeshjen ndaj Valencias brenda 10 minutave.

Rali shënoi një herë në pjesën e dytë, por nuk mundi të shkojë më shumë se 2-1,

“Kemi humbur ndeshjen brenda 10 minutave. Nuk luajtëm mirë pa top, sepse në ato minuta ne kontrollonim ndeshjen, por kur kundërshtari kundërsulmoi, na mungoi koncentrimi”.

“Ata kryen punën e tyre për 10 minuta dhe më pas kërkonin të ruanin rezultatin. Nuk i fajësoi ata, urime për këtë fitore dhe neve nuk na mbetet gjë tjetër, pos të mendojmë për ndeshjen e së dielës ndaj Villarrealit”.

“Nuk kemi kohë të humbasim dhe të arsyetohemi se çfarë ndodhi, duhet të pushojmë dhe të mendojmë për sfidën kundër Villarreal”, ka thënë pas ndeshjes Zidane.