Telegrafi

Zidane humb edhe një futbollist, Rodrygo jashtë fushave për tre muaj

Zinedine Zidane ka humbur edhe një lojtar të rëndësishëm, pasi sulmuesin Rodrygo është lënduar dhe do të mbetet për disa muaj jashtë.

Braziliani vuan nga një dëmtim në tendinë dhe ka qenë vetë klubi madrilen që e konfirmoi lajmin, por mesa duket  ai do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Sipas emisionit televiziv “El Chiringuito”, 19-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajneri Zidane për plot tre muaj.

Trajneri francez ka vuajtur gjatë gjithë këtij sezonit me dëmtimet e shpeshta të lojtarëve.

Rodrygo është aktivizuar në 11 ndeshje në këtë sezon të La Ligas, ku ka dhuruar dhe katër asistime për shokët e skuadrës.

Tashmë duhet të presim të paktën deri në muajin mars që ta shikojmë përsëri në fushë.

Në sulm Zidane ka vuajtur mungesat e Eden Hazard dhe Luka Jovic për shumë kohë, ndërkohë që edhe Karim Benzema e Vinicius Junior kanë munguar në disa ndeshje. /Telegrafi/