Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e di që skuadra e tij ka gjasë që të fitojë titujt e kampionit në La Ligë dhe Ligë të Kampionëve, por thotë se akoma ka shumë punë për t’i arritur dy trofetë.
Barcelona vazhdon të prijë në tabelë me pikë të barabarta me Atleticon dhe një më shumë se Reali. Por, tri humbjet rresht në ligë, të katalonasve kanë shtuar rihapur garën për titull duke e bërë më interesante teksa kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund.
“Po thuhet që do të fitojmë gjithçka, por mua nuk më pëlqen kjo. Nuk kemi fituar asgjë akoma”, ka thënë Zidane në konferencën për media para takimit me Villarrealin të mërkurën në Bernabeu, transmeton Koha.net.
“Kemi gjasa t’i fitojmë dy trofetë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Do të luftojmë deri në minutën e fundit dhe ju siguroj se do të punojmë deri në fund. Mendoj se Barça dhe Atletico mund të fitojnë çdo ndeshje. Nëse ne fitojmë secilën ndeshje, dhe nëse Barça e bën të njëjtën, nuk do të bëhemi kampionë”.