Telegrafi

Zidane flet për mini-krizën e Realit

Real Madridi nuk e filloi me të vërtetë mirë mbrojtjen e titullit të kampionit.

Ekipi i Zinedine Zidane në xhiron e tretë të La Ligas ka barazuar kundër Levantes me rezultat 1-1, përkatësisht në javën e dytë barazoi 2-2 edhe me Valencian.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, dje të paktën për një muaj e gjysmë Karim Benzema dotë mungojë si pasojë e një lëndimi të marrë duke shtuar faktin e pezullimit të Cristiano Ronaldos, sulmi ka pak opsione.

“Çfarë është bërë është bërë. Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë në ekip, kjo është më e mira që kemi. Ne nuk mund të jenë të kënaqur me lojën dhe rezultatet. Kundër Valencias kemi luajtur mirë, por nuk kishim fat. Kundër Levantes ne luajtëm keq dhe këtë duhet pranuar. Nuk ka vend për panik, sezoni sapo ka filluar dhe jam i sigurt se do të jemi shumë më të mirë së shpejti”, tha Zidane, ekipi i së cilit është katër pikë pas rivalit të përbetuar, Barcelonës.

Real takimin e radhës do ta luajë në Ligën e Kampionëve kundër Baselit ndërsa në xhiron e ardhshme të kampionatit, ata do të luajnë si mysafirë të Real Sociedadit. /Telegrafi/