Telegrafi

Zidane flet për marrjen e drejtimit të Francës: Të ardhmes nuk i dihet, por jam mirë te Real Madridi

Zinedine Zidane ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ku Real Madridi takohet me Valencian.

Ai iu është përgjigjur thashethemet për të ardhmen e tij, ku së fundmi flitet shumë për postin e trajnerit te Kombëtarja e Francës.

“Do të shohim, mendja ime është këtu. Unë jam në Madrid dhe kënaqem çdo ditë. Unë jam i apasionuar pas futbollit. Kurrë nuk i dihet të ardhmes”.

“Kombëtarja është një synim, siç e kam thënë kur fillova punën e trajnerit dhjetë vjet më parë, por aktualisht jam këtu”, ka thënë Zidane i cili e ka cekur se ka marrëdhënie të mira me Noel Le Graët, presidentin e Federatës Franceze të Futbollit.

Tutje ai u ndal edhe në kampionat, ku shtoi se nuk do të dorëzohen pasi ka edhe shumë pikë në lojë.

“Ka akoma edhe 48 pikë nga tani deri në fund. Ne do të luftojmë për secilën pikë dhe pastaj do të shohim se ku jemi”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/