Telegrafi

Zidane flet për Juven, a do të shkonte atje si trajner?

Zinedine Zidane ka folur për një rikthim të mundshëm te Juventusi si trajner.

Zidane u bë yll botëror te Juventusi falë paraqitjeve të tij spektakolare para se të kalonte te Real Madridi dhe ai thotë se një ditë ndoshta do të kthehet atje si trajner.

“Ekziston ndjenjë speciale për Juventusin, kështu që nuk i dihet ndoshta një ditë shkoj te Juventusi”.

“Unë po ashtu dua të jem edhe trajner i Francës një ditë”.

“Juve u ngrit shumë këto vite. Ata mund të fitojnë secilin trofe”, u shpreh Zizou. /Telegrafi/