Telegrafi

Zidane flet për Barcën pas dështimit për titull

Zinedine Zidane ka folur për krenarinë e tij me lojtarët e tij, teksa ka pranuar se Barca e meriton La Ligan.

Katalanasit u konfirmuan si kampionë të Spanjës pasi fituan ndaj Granadas në javën e fundit dhe kështu Reali mbeti në vendin e dytë.

“Jam i lumtur dhe krenar për atë që ne kemi bërë. Ne kemi pasur vështirësi, por kurrë nuk i kemi ulur krahët, ne luftuam deri në fund. Ky ishte mesazhi i skuadrës”.

“Ne duhet që të pushojmë dhe jam krenar me të gjithë në këtë ekip. Pas 38 ndeshjeve, nuk mund të ndryshojmë faktin se Barca është kampione. Ata meritojnë La Ligan, por t’ua heqim lojtarëve të mi kapelën për luftën e tyre”.

“Ne jemi me fat që jemi në finale të Ligës së Kampionëve dhe sezonin mund ta përfundojmë me mjaft stil. Tash duhet të përgatitemi për duelin”, u shpreh Zidane. /Telegrafi/