Telegrafi

Zidane flet pas shkatërrimit nga City

Manchester City e demoloi Real Madridin në një duel miqësor të zhvilluar në SHBA mbrëmjen e kaluar.

Tekniku francez nuk u shpreh shumë i shqetësuar nga disfata e dytë në katër ndeshjet e fundit përgatitore.

“Ishte rezultat i keq, por jo ndeshje e keqe. City luajti me ekipin e parë, kurse ne luajtëm një orë me ekipin e parë para se t’u jepni hapësrë lojtarëve U-21 dhe ata bënë mirë”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundt rreth Real Madridit

“Nuk na pëlqen të humbasim dhe ndhemi keq, edhe pse rezultati tash nuk është i rëndësishëm”.

“Lojtarët e rinj më kanë impresonuar. Ata janë shumë të talentuar dhe jam i kënaqur me golin e Oscarit. Ishte arritje e madhe për të në ekipin e parë. Ata janë të gjithë të mirë dhe këtë do ta vërejmë gjatë këtij sezoni”, u shpreh Zidane pas humbjes nga City. /Telegrafi/