Zinedine Zidane ka folur pas takimit të mbrëmshëm kundër Leganesit.
Trajneri francez gjithashtu ka thënë se nuk ka asgjë kundër James Rodriguezit.
Ky i fundit u nervozua me zëvendësimin 20 minuta para përfundimit të takimit, të cilin madrilenët e fituan 4:2.
“Nuk kam folur me të. Normal është që lojtari dëshiron të luajë 90 minuta”.
“Ndodhin këto gjëra dhe kjo është e tëra. Nuk kam asgjë kundër Jamesit. Është e vërtetë që ai nuk luan shpesh, por është sulmues dhe po punon fort. Ai luajti mirë dhe jam i kënaqur me këtë. Bëj gjëra për të mirën e ekipit. E kuptoj nervozizmin e tij, por do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=z_VK0W-H9hE