Real Madridi ka pësuar një humbje turpëruese në ndeshje miqësore ndaj rivalit lokal Atletico Madrid.
Ndeshja mes dy ekipeve nga Madridi përfundoi me 10 gola të shënuar ku shtatë nga ta i realizuan futbollistët e Diego Simeonës 7-3.
Pas kësaj ndeshje ka folur trajneri i Realit, Zinedine Zidane që ka thënë skuadra e tij hyri shumë keq në këtë takim.
“E filluam shumë keq ndeshjen ku pas tetë minutave të para ishim në disavantazh 2-0. Në pjesën e parë nuk arritëm për asnjë moment të futemi në lojë dhe gabuam gjithçka, nuk kishte intensitet që për këto lloj ndeshje ishte i domosdoshëm”, deklaroi Zidane.
“Nuk mund të pësohen shtatë gola dhe për këtë lojtarët janë të zhgënjyer, por është një ndeshje miqësore pasi në kampionat nuk ndodh kështu”.
? FP: @RealMadrid 3-7 @Atleti
⚽ @nachofi1990 59′, @Benzema 85′ (p), @javihercar 89′; Costa 1′, 28′, 45′ (p), 51′, João Félix 8′, Correa 19′, Vitolo 70′#RealMadridIsHere | #RMTour pic.twitter.com/v9dfRy1qKS— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) July 27, 2019
Tekniku francez foli edhe për paraqitjen e dobët të belgut Eden Hazard, duke arsyetuar atë pasi sipas tij krejt skuadra ishte dobët.
“Jo vetëm Hazard, të gjithë ishin dobët, duke filluar nga unë. Nuk mund të fajësojmë një ose dy lojtarë, pasi të gjithë jemi bashkë. Kam një ekip të mirë dhe besoj se do të bëjmë gjëra të mëdha”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/