Telegrafi

Zidane flet pas fitores ndaj Getafes

Zinedine Zidane beson se ekipi po i shijon frytet e punës në pushim dimëror pas fitores 5-1 ndaj Getafes.

Të gjithë nga BBC shënuan në këtë takim, duke ia mundësuar Zidanes fitoren e ardhshme të madhe.

“Benzema e di se jeta e tij është në Madrid. Ai është me rëndësi për ekipin, është i fokusuar te ekipi”.

“Rezultati ishte i rëndësishëm. Jam i kënaqur me Jamesin dhe Iscon. Më pëlqen që ekipi po luan mirë së bashku”.

“Ne po shijojmë frytet e pushimit dimëror dhe të kombëtareve, ku kemi bërë punë me rëndësi”, deklaroi Zidane. /Telegrafi/