Zinedine Zidane ka folur pas barazimit të papritur në kuadër të La Ligas.
Trajneri francez i Real Madridit është tejet i pakënaqur me rezultatin 3-3 me Las Palmasin.
“Nuk duhet të jemi të kënaqur me këtë barazim. Por në të njëjtën kohë nuk bën të “çmendemi”. Nuk duhet të jemi të kënaqur. Shënuam herët, pastaj lamë kundërshtarin të kthehet në lojë”.
“Jam i kënaqur me pikën që morëm në fund, por jo edhe paraqitjen që patëm”, u shpreh ai.
Theksojmë se me golat e shënuar mbrëmë kundër Las Palmasit, madrilenët janë shndërruar në klubin e vetëm që ka shënuar të paktën një gol në 45 ndeshje zyrtare radhazi. /Telegrafi/