Telegrafi

Zidane: Fitorja nuk mjafton për kualifikimin

Zinedine Zidane këmbëngul se edhe përkundër fitores 3-1 Real Madridit ndaj Napolit, nuk është e mjaftueshme për të konfirmuar kualifikimin tonë në çerekfinale t Ligës së Kampionëve.

Real Madridi arriti të marr një fitore të madhe ndaj skuadrës italiane, pasi fillimisht e panë vetën në disavantazh pas golit të mirë të Lorenzo Insigne nga largësia.

Por, edhe përkundër rikthimit superior, trajneri Zidane qëndron me këmbë në tokë duke deklaruar se kjo fitore nuk e siguron kualifikimin.

“Goli i Napolit? Kjo është mënyra e futbollit, ju mund të luani ashtu si ne bëmë në fillim, me intensitet, dhe [ekipi tjetër] të shënoj kundër jush”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Është pak ngatërruese, por ne barazuam menjëherë dhe morëm veten në lojë”, përcjell Telegrafi.

“Është rezultat i drejtë, por kjo nuk është e mjaftueshme [për çerekfinale]. Është një rezultat i mirë, por jo ai që konfirmon kualifikimin tonë”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/