Telegrafi

Zidane: Filluam mirë ndeshjen, Ronaldo motiv për skuadrën

Trajnerin i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Real Betisit me rezultat 1-6.

Francezi tha se një fillim i mirë e bën cdo gjë më të lehet dhe se për skuadrën ylli portugez, Cristiano Ronaldo është një motivim shtesë.

“Filluam mirë ndeshjen. Kishim intensitetin e duhur për të përfunduar këtë ndeshje para kohe. Gjithmonë është më e lehtë kur shënon që në fillim, e bën çdo gjë më të vështirë për kundërshtarin”.

“Cristiano është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë, jo vetëm në aspektin e golave. Energjia e tij është motiv për skuadrën”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/