Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka folur për ndeshjen ndaj Wolfsburgut në Ligën e Kampionëve gjatë një interviste për faqen zyrtare të UEFA-së.
Braziliani ka thënë ndeshja ndaj klubit gjerman nuk do të jetë aspak e lehtë.
“Në këtë nivel nuk ka ndeshje të lehta. Luajmë në Gjermani dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, ata mbrohen mirë dhe kanë lojtarë të rëndësishëm në sulm”.
Lexoni më shumë: Kjo video mund të shërbejë si manual se di duhet ndalur Messi (Video)
“Për mua Liga e Kampionëve ishte gjithmonë një ëndërr dhe tani jam duke e luajtur atë me Real Madridin”.
“Zidane? Është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë”, ka thënë Casemiro. /Telegrafi/