Site icon Telegrafi

Zidane e telefonoi Mourinhon për t’i treguar rreth kontakteve me Unitedin? Portugezi qesh dhe ironizon me gazetarin që shkroi lajmin

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, qeshi pas raporteve se ai i ka folur me Zinedine Zidane rreth spekulimeve që francezi do ta zëvendësojë atë në Old Trafford.

Raportet e mediave në natën e së dielës pohuan se Zidane e kishte thirrur Mourinhon në telefon që t’ia bënte të qartë se Unitedi kishte qenë në kontakt në lidhje me disponueshmërinë e tij.

Zidane thuhej se i kishte thënë se ai nuk kishte asnjë komplot prapa shpinës për t’ia zënë vendin.

Lexo po ashtu Jose Mourinho drejt largimit nga Manchester United, pesë trajnerët që shihen si zëvendësues të tij

Mourinho është nën presion të madh në Old Trafford dhe një rezultat i keq kundër Valencias në natën e së martës vetëm se do të forcojë thirrjet që ai të shkarkohet.

Trajneri portugez u pyet sot (e hënë) në konferencë për shtyp për këto raporte të mediave, por nuk u duk shumë i shqetësuar.

Përveç kësaj, ‘Special One’ ia ktheu gazetarit se ai duhet ta pyet homologun e tij nga mediumi The Sun pasi sipas tij ai e kishte shkruar historinë.

Lexo po ashtu Terry: Më vije keq për Mourinhon, ka klane kundër tij te United

“Pyete djalin pas teje, ai shkroi historinë. Pyete atë”, iu përgjigj Mourinho gazetarit rreth pyetjes.

“Ai e ka shkruar atë. Në vend që të më pyetni mu pse nuk i kërkoni atij përgjigjen”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Exit mobile version