Real Madridi ka kaluar tutje në Kupën e Mbretit edhe pse ka barazuar 2-2 ndaj Fuenlabrada, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 2-0.
Luis Milla e hapi ndeshjen, ndërsa Borja Mayoral shënoi dy herë, por në fund barazoi Alvaro Portilla.
Zinedine Zidane ka folur për këtë ndeshje duke thënë se e kanë pritur këtë rezultat.
“Nuk jam i mërzitur, është ajo që ne e prisnim. Nuk është e lehtë për lojtarë pasi kishte shumë të rinj në fushë”.
“Jam i lumtur që kemi kaluar në raundin e ardhshëm. kundërshtari luajti shumë mirë. ajo që vlen është se ne kemi kaluar tutje”.
Francezi tha se është i lumtur që lojtarë si Gareth Bale, Keylor Navas dhe Mateo Kovacic janë kthyer të luajnë nga lëndimet.
Ai tutje e lavdëroi skuadrën e Fuenlabradas për paraqitje duke thënë se është skuadër e mirë. /Telegrafi/