Zinedine Zidane, i ka pranuar gabimet e gjyqtarëve në ndeshjen e luajtur në Santiago Bernabeo, ku skuadra e tij mposhti Bayern Munichun.
Kassai po kritikohet shumë për paraqitjen e dobët në ndeshjen që e dërgoi Realin në gjysmëfinale.
“Është e vërtetë që ndeshja e sotme u ndikua edhe nga vendimet e gjyqtarit, por nuk më pëlqen të komentoj vendimet e tyre”.
“Në harkun e dy ndeshjeve, por edhe shtesave, mendoj se e kemi merituar këtë kualifikim”, tha trajneri francez.
” Kemi luajtur kundër më të fortëve dhe kemi besuar deri në fund, ndaj mendoj që e kemi merituar kualifikimin. Ronaldo shënoi sërish tre gola dhe u tregua deçiziv edhe sot”, ka thënë Zidane i cili preferon një ndeshje me Juventusin në gjysmëfinale duke aluduar në kalimin e tyre tutje. /Telegrafi/