Site icon Telegrafi

Zidane e largoi si trashaluq, ai hedh në gjyq Real Madridin (Foto)

Sulmuesi finlandez, Eero Markkanen u largua vitin e kaluar nga skuadra e dytë e Real Madridit, e njohur si Castilla, sepse ka qenë në mbipeshë.

Ai ka vendosur të hedhë në gjyq klubin madrilen. Seanca gjyqësore do të mbahet me 29 nëntorin e ardhshëm.

Markkanen, 25 vjeç, është larguar nga trajneri Zinedine Zidane, i cili në atë kohë drejtonte ekipin e dytë, pas 10 ndeshjesh dhe dy golash në Segunda Division.

Lojtari sa luante te Real Madridi

Për trajnerin francez, sulmuesi ishte 18 kile më shumë. Markkanen është 1,95 m i gjatë dhe peshon 97 kg.

Pas largimit lojtari kishte ironizuar me vendimin

Aktualisht luan tek AIK, në Suedi, klub nga i cili është larguar në verën e 2014-ës për të shkuar në Spanjë.

Te Castilla, finlandezi ka qëndruar vetëm një sezon, para se të largohej.

Eero Markkanen tani si lojtar i AIK

Një përjashtim që sulmuesi i ri duket se nuk e ka marrë aspak mirë, të paktën duke gjykuar nga fotografi e publikuar në rrjete sociale nëpërmjet së cilës ka ironizuar mbi vendimin e marrë nga klubi madrilen.

Exit mobile version