Telegrafi

Zidane: E kemi kryer gjysmën e punës

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i kënaqur për kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve, por thotë se Los Blancos akoma nuk kanë arritur asgjë.

“Cristiano gjithmonë krijon raste për shënuar. Ai është gjithmonë me ne. Jam i lumtur me atë që po më ndodh. E dinim se në një moment do të vuanim. Jam i entuziazmuar. Lojtarët e meritojnë këtë”,

“Ia dolëm të jemi në finale, por akoma nuk kemi fituar asgjë. Tifozët ishin me ne që nga minuta e parë. Ata janë vitalë”.

“Arritja në finale është vetëm 50 për qind e punës. Tash le ta shijojmë këtë, por unë tashmë po mendoj për ndeshjen e të dielës”, ka thënë legjenda e futbollit. /Telegrafi/