Real Madridi dëshmoi se durimi është një virtyt – ka thënë Zinedine Zidane, i cili i ka lavdëruar lojtarët e tij për përpjekjet në triumfin ndaj Real Betisit.
Los Blancos e përmbysën rezultatin në Santiago Bernabeu, pasi mysafirët shënuan të parët dhe falë humbjes së Barcelonës nga Deportivo La Coruna, ata rimorën kreun e tabelës.
“Vlerësimi im i ndeshjes është shumë i mirë, sepse i morëm tri pikë. Nuk na shkoi gjithçka mirë dhe kjo është normale, por jam i lumtur”.
“Duhet t’i urojmë të gjithë lojtarët, sepse patën durim. Rezultati përfundimtar është i drejtë, edhe pse në periudha të caktuara nuk shkoi gjithçka në favorin tonë”.
“Kundërshtari luajti në gjysmën e vet, u mbrojt mirë dhe na shkaktoi probleme në kundërsulme”, është shprehur Zidane.
Reali tash ka dy pikë më shumë se Barcelona dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/