Zinedine Zidane ka insistuar se skuadra e tij, Real Madrid duhet të fillojnë lojërat më mirë pasi në të kundërt ekziston rreziku në lënien e pikëve.
Goli i barazimit nga në pjesën e dytë nga Sergio Ramos i ka shpëtuar një pikë skuadrës së Zidanes, pasi goli i Bruno Sorianos kishte dërguar Realin në pushimin në mes dy pjesëve në disavantazh.
“Problemi kryesor ishte në pjesën e parë, nuk kemi filluar lojën ashtu siç duhet”, ka shpjeguar Zidane pas ndeshjes, transmeton Telegrafi.
“Në pjesën e parë nuk kemi pasur ndonjë moment që ne kemi luajtur me
intensitet të lartë dhe që krijuam shumë raste për të shënuar, edhe pse unë nuk mund të fajësojë lojtarët e mi”.
“Natyrisht është e pamundur që çdo ndeshje të jetë në të mirë tuaj nga minuta e parë dhe kemi treguar këtë gjatë 45 minutave të parë – ndërsa gabimet mbrojtëse mund të ndodhë në futboll. Ne nuk mund të shënojmë vonë në çdo lojë të luajtur”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/