Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas barazimit 3-3 ndaj Legias.
Tekniku francez ka thënë se ata u befasuan nga vendasit dhe se kjo ndeshje duhet harruar.
“Ashtu si shkoi ndeshja, rezultati nuk më befason. Por, natyrisht nuk shkoi ashtu si kemi pritur ne”.
“Durim, duhet të harrojmë ndeshjen e sotme e cila ka komplikuar ambiciet tona për vendin e parë në grup”.
“Nuk humbën në fund dhe kjo është diçka e mirë, edhe pse ndeshja është pak e çuditshme”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/